Transmetuar më 13-11-2017, 09:35

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për Kujtim Mirin.

I pandehuri, kushëri i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, akuzohet si sekser i gjyqtarit të arrestuar për korrupsion.

Më konkretisht Kujtim Miri, është personi i filmuar dhe përgjuar në muajin maj, ku në një lokal në Fushë Krujë mori para nga të afërm të të akuzuarit Gentian Doda dhe më pas ia çoi gjyqtarit.

Më herët, gjyqtarit Miri, ju gjetën në banesë një shumë parash prej 340 milionë lekësh të vjetra.

Pritet që këtë javë të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të vendosur masën e pezullimit nga detyra ndaj gjyqtarit Miri, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj tij për korrupsion.

Me ndryshimet e reja ligjore, ndalimi apo arrestimi i një gjyqtari mund të bëhet edhe pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. /a.y/noa.al

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria të flasë me prova

Akuza për korrupsion, gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri njihet me masën e sigurisë

Ndalohet kushëriri i gjyqtarit të akuzuar për korrupsion, dyshohet se ishte sekseri

Arrestohet gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri, policia jep detaje

Kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë, ndalohet gjyqtari i Apelit

Dyshohet se ndryshoi akuzën e një vrasjeje, kontroll në banesën e gjyqtarit të Apelit