Transmetuar më 13-11-2017, 09:10

Një tragjedi familjare tronditi këtë fundjavë shumë njerëz. Një burrë i moshës 39-vjeçare, Jason Fairbanks, vrau me armë zjarri të shoqen Annie, bashkëmoshatare e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, djalin vetëm 9 muajsh dhe vajzën 3 vjeçe.

Më tej në gjendje shoku, ai vrau veten me të njëjtën pistoletë. Ngjarja tronditëse u shënua të premten në Scottsdale, të Arizona (SHBA), në shtëpinë e çiftit. Ngjarja e rëndë u zbulua nga një koleg i vrasësit të dyshuar, i cili duke mos e parë në punë gjatë gjithë ditës, tentoi që ta kontaktonte ndërsa më tej lajumëroi policinë, ku agjentët gjetën katër trupat e pajetë në dysheme.

Nga të dhënat paraprake të hetuesve, dyshohet se shkak për krimin tronditës ishin problemet ekonomike të familjes, e cila ishte në gjendje të vështirë, shkruan noa.al.

Çifti kishte në pronësi një klinikë rehabilitimi pikërisht në Scottsdale, ku punonte dhe Jason, por llogaritë kohëve të fundit ishin rënduar, aq sa nuk arrinin që të mbyllnin muajin.

“E dija që ishin në vështirësi ekonomike, por nuk më kërkuan kurrë ndihmë. Nuk kemi para për të jetuar më kishte thënë. Im vëlla nuk ishte një njeri i keq, e donte familjen e tij më shumë se çdo gjë”, tha motra e të dyshuarit, Laura, për mediat vendase. /a.y/noa.al