Transmetuar më 13-11-2017, 08:55
Publicitet

Një person ka mbetur i aksidentuar nga një makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më konkretisht në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Nissan” me targa italiane ET437FJ, i drejtuar nga 59-vjeçari P.P., banues në Itali, ka përplasur një këmbësore.

E aksidentuara është A.M., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Elbasanit për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Sakaq nga ana e policisë është bërë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i cili do pyetet lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë nga ana e uniformave blu, viojojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese