Transmetuar më 13-11-2017, 08:40

Vazhdon lufta e fyerjeve mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Gjatë fundjavës që lamë pas, u braktisën tonet zyrtare edhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë vizitës që ai pati në Azi.

“Kim Jong Un më quajti plak, unë nuk do i thoja kurrë se është i shkurtër dhe i shëndoshë”, tha ai.

“E shoh shumë të vështirë që ai të jetë miku im, por ndoshta një ditë do të ndodhë!”, tha Trump.

Ndërkohë Kim më herët kishte deklatruar se Trimp ishte “luftë-përhapës” nëpër Azi, për të privuar republikën demokratike të Koresë nga fuqia e saj nukleare.

“Njerëzit pyesin nëse Trump është në rregull nga mendtë, nuk e di”, tha gjithashtu Kim Jong Un. /a.y/noa.al