Transmetuar më 13-11-2017, 08:06

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njihet për natyrën e tij të lirshme, oratorinë dhe përgjigjet pa siklet.

Ai ishte i ftuari i parë i emisionit "Why not", ku në një intervistë me Roza Latin, iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me seksin.

“A të del koha të bësh seks?”, e pyeti moderatorja Veliajn, duke bërë që kryebashkiaku të mos stepet aspak në përgjigje.

“Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim kushdo i bën të gjitha. Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund. Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy”, u shpreh ai.

Veliaj tha se po të ketëe një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jemi më të dobishëm. /a.y/noa.al