Transmetuar më 13-11-2017, 07:44

Së paku 207 persona kanë humbur jetën dhe 1700 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti të fortë, me magnitudë 7.2 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet e fuqishme u shënuan mbrëmjen e së të dielës në rajonin e Sulaymaniyya, në Irak, pranë kufirit me Iranin.

Tërmeti i fuqishëm u ndje edhe në Izrael, Pakistan, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Liban.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 31 kilometër larg qytetit të Halabja dhe me një thellësi prej thuajse 40 kilometër.

Qyteza më e goditur, duket të jetë ajo iraniane e Ghasr-e Shirin, fare pranë kufirit me Irakun. /a.y/noa.al