Transmetuar më 12-11-2017, 21:33
Të marrësh në intervistë një person që ka pranuar më herët të flasë, e më pas, të përballesh me masakrim çnjerëzor.
Kjo ndodhi me gazetarin e televizionit kombëtar italian RAI, Daniele Piervincenzi i cili po raportonte për RAI2.
Daniele Piervincenzi po intervistonte Roberto Spada, vëllai i kapos së mafias italiane, Carmine Spada.
Dhe tamam si një bandit, Roberto Spada, në intervistim e sipër, pa u përballur me fyerje nga gazetari, i ka thyer hundën me një goditje të fortë.
Nuk është mjaftuar me kaq.
Teksa gazetari u tmerrua nga ajo që i bëri, vrapoi, Roberto Spada iu sul dhe vazhdoi ta qëllonte.
Kujdes, pamjet video që gjeni më poshtë, nuk janë të përshtatshme për njerëz me ndjeshmëri të lartë. /noa.al/