Transmetuar më 12-11-2017, 18:04
Publicitet

Një 36 vjeçar i papunë nw Shkodwr prej kohësh në pamundësi për të siguruar para për të dalë me shoqërinë e tij nuk ka gjetur rrugë tjetër por veçse të presë pensionin e babait të tij.

A.B., 70 vjeç, sapo ka marrë pensionin, wshtw ndaluar nga djali i tij 36 vjeçar S.B., dhe i ka kërkuar para, shkruan Shkodranews.

Babai i tij i është drejtuar duke i thënë se nuk mund t’i japë para sepse i duhen për ilaçet. Djali i gjendur në këtë situatë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait duke kërkuar që t’ia marrë me forcë paratë.

70 vjeçari ka rezistuar dhe nuk i ka dhënë asnjë qindarkë.

Duke e ditur se i biri i donte për t’i shpenzuar kot dhe duke njohur dembelizmin e tij i ka thënë “shko puno dhe fitoji vetë lekët”.

Babai pensionist ka njoftuar policinë dhe më pas gjykata e Shkodrës ka lëshuar urdhërimin e mbrojtjes për shtetasin A.B., 70 vjeç.