Transmetuar më 12-11-2017, 17:26

Kryeministri Edi Rama duke folur në rubrikën “Komunikimi javor”, është shprehur se “Shqipëria që duam” është plotësisht e mundur dhe sipas tij është në dorën tonë që ta bëjmë realitet.

Sipas tij kjo Shqipëri bëhet “vetëm me punë dhe jo me llafe, me reforma të vështira e me mundim prej patriotësh, jo me sherre e me gënjeshtra prej përtacësh”.

“Është për të ardhur keq kur e sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e llafeve pambarim dhe gënjeshtrave pa asnjë kursim ndërkohë që politika shqiptarëve u duhet për të bërë shtetin, për të rritur punësimin dhe për të garantuar mirëqënien”, është shprehur Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej:

“Kjo vjeshtë histerike e politikës dhe as politika histerike tradicionale e kacafytjes për karriget e humbura, nuk mund të na pengojë dhe nuk do na pengojë të bëjmë detyrën tonë./a.k/noa.al/