Transmetuar më 12-11-2017, 15:49

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se Top Channel nuk po i bën asgjë kryeministrit Edi Rama krahasuar me atë që i bëri paraardhësve të tij Fatos Nano e Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Rama “ më kot kërkon kohën e Tanit pasi nëse ai do të ishte gjallë, moosmirënjohësi do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti i pamerituar”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Top Channel nuk po i bën asgjë (krye)mosmirnjohësit që qeveris! Asgjë, krahasuar me ç’i bëri paraardhësve të tij (Nano e Berisha). Më kot kërkon kohën e Tanit! Po të ishte gjallë Ai, mosmirënjohësi do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti i pamerituar! Nuk di më ç’thotë…/a.k/noa.al/