Transmetuar më 12-11-2017, 14:39

I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Xing me Ermalin" Lorik Cana i është përgjigjur një pyetësori interesantë mbi atë çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të Kombëtares.

Pyetjes se cili prej futbollistëve të Kombëtares ka më shumë qime, Cana u përgjigjet Elseidi dhe Sadiku.

Po ai që ka turp të zhvishte lakuriq? "Mërgimi", u përgjigj Cana. Cili flet më shumë me llafe të pista? “Të gjithë përveç Mërgimit”, vazhdoi Cana.

Cili nga lojtarët tregon aventurat me femrat? Dhe sërish përgjigja ishte: Të gjithë përveç Mërgimit, duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

Ndërsa i pyetur se cilin priste gruaja nga futbollistët sa del nga dhomat e zhveshjes, Loriku zgjodhi veten.