Transmetuar më 12-11-2017, 14:11

Ndërkohë që të gjithë mendonin se ai “po flinte”, Eminem është rikthyer fuqishëm.

Pesë vite mungesë dhe Marshall Mathers ka zgjedhur një tjetër emër të madh për ta bërë sa më të bukur rikthimin e tij.

Ai ka publikuar këngën e tij të parë të albumit që pritet të publikohet në 18 nëntor, “Revival” dhe është një bashkëpunim me Beyonce, i titulluar, “Walk On Water”.

Ndryshe nga ç’mund të prisnim, Bey dhe Shady kanë zgjedhur të vijnë me një këngë të qetë, mjaft intime, ku të dy reflektojnë mbi jetën private dhe karrierën.

Teksti është shkruar nga duararta “Skylar Gray” dhe menjëherë “Walk On Water” është bërë kënga më në trend në Youtube.