Transmetuar më 12-11-2017, 12:40

Rumi dhe Sir binjakët e Beyonce dhe Jay Z kanë ardhur në jetë 5 muaj më parë dhe deri më sot asnjë foto e tyre nuk është bërë publike.

Por këtë të shtunë gjërat ndryshuan. Dailymail ka mundur të sigurojë fotot e binjakëve. Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar me fëmijët e tyre teksa janë duke pushuar në një rezidencë në Miami, Florida.

Beyonce, gjatë periudhës së shtatzënisë ishte shprehur për mediat amerikane se përveç lumturisë që do t’i sjellin ardhja në jetë e dy fëmijëve të saj, ka diçka që e frikëson.

“Lindja e dy binjakëve është një lumturi më vete, por ajo që i’a lëkund paksa mendimet Beyonce është fakti se është e vështirë të rritësh dy fëmijë të vegjël.

Këtë herë nuk do të jetë si në lindjen e saj të parë, kur solli në jetë vajzën Blu Ivy, e cila tashmë është pesë vjeç”, ka shkruar portali amerikan, Hollywoodlife.com.

Megjithatë nga ajo që shohim nga fotot duket se këngëtarja bukuroshe po ia del më së miri për të rritur të vegjlit e saj. /b.l/noa.al/