Transmetuar më 12-11-2017, 11:47

Dasma e bujshme e korrikut mori vëmendjen maksimale të të gjithëve edhe shumë ditë të tjera më pas.

Turi dhe Orinda, pas 10-vjetësh bashkë, vendosën të lidhin kurorë në një dasmë madhështore që mblodhi shumë personazhe të njohur e miq të çiftit.

Po, si në çdo dasmë, pyetja e të gjithëve është “sa para u hodhën?”. Dhe sa herë çiftet e këtij viti dasmash janë përballur me këtë pyetje, e gjejnë një mënyrë për ta anashkaluar.

Edhe Turi, ndoshta këtë ka bërë deri mbrëmjen e djeshme. I ftuar në “Shiko kush luan” në Top Channel, Turi zbuloi edhe dy zarfet: më i madhi dhe më i vogli në vlerë.

“Shuma më e madhe ishte 5 mijë euro, kurse shuma më e ulët besoj se 30 mijë lekë”, tha moderatori pa i bërë bisht pyetjes së drejtpërdrejtë këtë herë.

Nëse tani po mendoni të dini ç’emër mund të kenë pasur këto zarfe, harrojeni sepse këtë përgjigje nuk do e merrni. /b.l/noa.al/