Transmetuar më 12-11-2017, 11:14

Ja çfarë e qetëson secilën shenjë të horoskopit kur u “nxjerr koka tym” nga nervat! A duhet të nxjerrësh pak “tym” apo të përhumbesh dhe të qetësohesh me një libër të mirë?

Dashi

Ne të gjithë kemi mënyrat tona për t’u shfryrë pas një dite të gjatë. Por ajo çfarë mundet t’i largojë stresin një personi nuk mund të bëjë të njëjtën gjë për një tjetër. Ndërsa disa shenja të horoskopit mund të përfitojnë më shumë nga izolimi sesa nga angazhimi me njerëzit e tjerët, kjo përfundimisht nuk është shenjë e Dashit.

Dashit i pëlqen të jetë i shoqërueshëm dhe në kontroll. Një Dash nuk do ta lehtësojë stresin duke kaluar kohë vetëm. “As mos mendo të qëndrosh në shtëpi,” thotë mjekja shëndetësore Milana Perepyolkina. Dil dhe merr drejtimin, mos e lejo jetën të të marrë pjesën më të mirë tënden. Nuk ke shumë para për të shpenzuar? Nuk ka problem!”

Demi

Kur vjen fjala për të larguar stresin, Demi është komplet e kundërta e Dashit. Demi mund të jetë jashtëzakonisht kokëfortë, kështu, duke pasur njerëz përreth me siguri stresi i tyre do të përkeqësohej më shumë. Në vend të kësaj, Demi ka nevojë vetëm për t’u qetësuar dhe rigrupuar.

“Qëndro në shtëpi,” – këshillon Perepyolkina. “Të duhet një atmosferë e rehatshme dhe e qetë. Nëse nuk mund ta gjesh atë në shtëpi (anëtarët e familjes flasin me zë të lartë), bëj një shëtitje në një park të qetë.”

Binjakët

Askush nuk do të mërzitet, por monotonia e të qenit të ngecur në një rutinë të përditshme me të vërtetë që mund t’i stresojë Binjakët. Binjakët janë kuriozë. Ata nuk mund të presin që të provojnë eksperienca dhe njohuri të reja.

Nëse një Binjak fillon të ndihet si i fjetur, udhëtimi është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar stresin e jetës së përditshme. Nëse nuk të mjafton buxheti, provo të shkosh në  një shfaqje aventureske. “Çdo gjë edukative, tërheqëse dhe emocionuese do të bëjë punë”, thotë Perepyolkina.

Gaforrja

Gaforrja i beson në mënyrë të sinqertë vetëm një pjese të vogël njerëzish. Ata janë shumë të kujdesshëm se me kë i ndajnë ndjenjat e tyre më të thella. Edhe nëse nuk keni lidhje, nëse një Gaforre të beson, ai/ajo të konsideron të familjes dhe familja për Gaforren është aspekti më i rëndësishëm i jetës.

Kështu që kur një Gaforre ndihet e mbingarkuar, kthehet nga më të dashurit dhe gjen rehati brenda rrethit të saj. “Shpenzo kohë me familjen tënde. Gatuaj diçka të shijshme dhe flit rreth ditës tënde”, thotë Perepyolkina. “Ndonjëherë, ti thjesht ke nevojë të hapesh me ata që i konsideron të afërt.”

Luani

Luanit i pëlqen të dalë dhe adhuron të jetë aktiv.  Kur Luanët ndjejnë se u duhet të largojnë stresin, nuk duhet të qëndrojnë ulur dhe t’i mendojnë gjatë gjërat. Dil dhe merr pak ajër të pastër. “Po sikur të shkosh të notosh? Një ngjitje? Një udhëtim me biçikletë?, thotë Perepyolkina. Realizo përvojat e tua  pozitive. Përndryshe, një Luan do të bllokohet dhe do të ndihet edhe më i stresuar se më parë.”

Virgjëresha

Një Virgjëreshë mund të pushtohet lehtësisht nga dëshira për përsosmëri. Virgjëreshat shqyrtojnë çdo detaj dhe e kanë thuajse të pamundur që ta largojnë mendjen. Kur Virgjëresha merret me një problem shpejt fillon të jepet pas tij.

Për të parandaluar këtë proces, Virgjëresha ka nevojë për një tjetër fokusim në të cilin mund t’i përdorë fuqitë e analizimit në mënyrë pozitive. Kur ishte hera e fundit që vizitove një galeri artesh? Vlerësimi dhe soditja e artit mund të ushqejë mendjen e pangopur të Virgjëreshës.

Peshorja

Peshorja e urren mosbalancimin. Peshorja shpenzon shumë kohë dhe energji të saj duke u përpjekur të krijojë harmoni ndërmjet njerëzve dhe harmoni në jetën e saj. Nëse balancimi punë/jetë del jashtë kontrollit, gjëja më e mirë për Peshoren është të përfshihet në gjërat që pëlqen më shumë.

“Lexo një libër të mirë”, thotë Perepyolkina. “Dëgjo muzikë të mirë, ha kekë të shijshëm, ose shko tek vendi i preferuar i kafesë.” Ji aktiv por jo tepër aktiv. Bëj kohë për veten, por mos u izolo.” Një peshore është më e lumtur kur e godet këtë balancim.

Akrepi

Akrepi, është, në një farë mënyre, shenja më e errët e horoskopit. Akrepi ndjen shumë thellë dhe nuk i shmang negativet e jetës. Në fakt, nëse një Akrep ndihet i stresuar, ai më së miri mund të ndjehet më mirë duke e mbuluar veten me mister.

Kjo mund të tingëllojë e pazakontë, por Perepyolkina sugjeron: “Shfletoni internetin për tregime rreth përvojave pranë vdekjes, planifikoni një udhëtim për në mes të askundit”. Sipas Konicës, të përqafojë një tokë të ashpër dhe të kalojë pak vetëm, kjo është ajo që e ndihmon një Akrep.

Shigjetari

Shigjetarit nuk i pëlqen të qëndrojë vetëm. Në kohët kur është i/e mërzitur apo në stres, kjo shenjë ka nevojë të jetë në shoqëri të mirë. Megjithatë, Shigjetarit gjithashtu i pëlqen të ndihet sikur është në hapësirën e duhur.

Kështu, në vend që të shkosh në një festë, do të bëje më mirë të mikprisje dikë. Miqtë me kualitet do t’i japin Shigjetarit pushimin aq të nevojshëm. Perepyolkina na siguron se kjo është mënyra më e mirë për një shigjetar që të rikuperohet. “Ushqim i mahnitshëm, muzikë mahnitëse, njerëz të mahnitshëm.”

Bricjapi

Bricjapi kërkon strukturë. Ndërsa shenjat e tjera do të stresoheshin se kanë shumë punë, një Bricjap ka të ngjarë të stresohet më së shumti nga mungesa e punës.

Nëse një Bricjap ndihet jashtë balancit, atëherë zgjidhja më e mirë është të përpiqet të rifitojë kontrollin e situatës. “Planifiko javën e ardhshme,” – thotë Perepyolkina. “Çfarë duhet bërë? Si? Ku?” Bëni një listë, bëni disa lista. Shkruani një libër listash! ”

Ujori

Shumë njerëz mendojnë se largimi i stresit do të thotë të fikësh trurin, por kjo nuk është e vërtetë, veçanërisht për Ujorët intelektualë. Largoje mendjen nga streset e jetës duke e fokusuar fuqinë e trurit diku tjetër. Për Ujorin, të bëjë diçka me tru me është mënyra më e mirë për t’u rifreskuar.

“Bëj diçka spontane. Shko tek një restorant i ri. Shko tek një koncert. Shko në një leksion,” thotë Perepyolkina. Mendja e një Ujori kërkon vazhdimisht përvoja të reja të të nxënit.

Peshqit

Peshqit nuk duan asgjë tjetër veçse të enden në botën e tyre. Ata gjithmonë e përdorin imagjinatën e tyre, pavarësisht nëse janë të stresuar apo jo. Kjo aftësi bëhet tejet e dobishme kur ata kanë nevojë të largojnë stresin. Është në krijimtarinë e tyre që Peshqit mund të gjejnë shpëtim dhe lehtësim.

Perepyolkina rekomandon disa aktivitete që mund të ndihmojnë në drejtimin e Peshqve drejt një gjendjeje më paqësore: “Ëndërro, medito, përfytyro, krijo një ndarje vizioni, shkruaj në ditarin tënd. Nëse je aq i stresuar sa mendon se nuk ke kohë për meditim, mendo sërish!” /b.l/noa.al/