Transmetuar më 11-11-2017, 22:33

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Fier.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Liqeni” Levan.

Një automjet tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, me drejtues shtetasin B.A., 36 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo“, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin  M.P., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët e të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe po kryejnë ekzaminimet shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/