Transmetuar më 11-11-2017, 22:15

Një 24-vjeçare e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe familjarë të saj ka humbur jetën sot në mënyrë tragjike në aksin rrugor Lushnje-Berat, pasi mbi makinën që ajo po udhëtonte ra një copë mermer i madh që i mori jetën.

Mësohet se vajza që humbi jetën quhet Erinolda Isufaj dhe ishte gazetare me profesion. E reja ishte e martuar dhe së shpejti me bashkëshortin, kishin bërë plane për të pasur një fëmijë.

Fati i keq e deshi që 24-vjeçarja të mbyllë sytë përgjithnjë, e po ashtu edhe ëndrrat e saj. E reja udhëtonte në një makinë tip Peugeot me bashkëshortin dhe familjarët e tij.

M.I., 29 vjeç banues në Tiranë mbeti i plagosur dhe mori trajtim në spitalin e Lushnjes, pasi një gur i madh mermeri ra nga një kamion që ecte para makinës së tij.