Transmetuar më 11-11-2017, 20:31

Gazetari i njohur, Eno Popi dhe e dashura e tij Atena kanë tashmë së bashku një lidhje dashurie 7-vjeçare.

Eno me sa duket edhe pse shumë pranë të dyzetave ende nuk ka plane për martesë.

Vitin e kaluar gazetari deklaroi se jeton në shtëpi me prindërit.

Sakaq, i ftuar në emisionin “Pop Culture”, në Top Channel, Eno është rrëfyer për lidhjen e tij dhe planet për të ardhmen.

Ndër të tjera gazetari ka deklaruar se çelsi i jetëgjatësisë së lidhjes me Atenën, është kjo e fundit.

“Ajo më duron me gjithë keqkuptimet që sjell televizioni, me gjithë sanguinitetin tim”, është shprehur Eno.