Transmetuar më 11-11-2017, 18:54

Kryeministri Edi Rama duke folur nga qyteti i Burrelit për platformën “Shqipëria që duam”, ka bërë një krahasim mes njerëzve të thjeshtë të vendit dhe deputetit Nard Ndoka. Rama u shpreh për Ndokën se ai nuk ka asgjë më tepër se një fshatar, ndaj dhe drejtorët nuk kanë pse i përgjigjen atij menjëherë në telefon dhe fshatarit jo.

“Çfarë ka më shumë Nard Ndoka se një fshatar i thjeshtë? Çfarë ka më shumë Nard Ndoka se një qytetar që kërkon të drejtën e tij? Pse administrata i përgjigjet Nard Ndokës, ndërkohë që të gjithë të tjerët duhet të japin kafe dhe të gjejnë miq ose kushërinj me influencë? Sepse, Nard Ndoka është deputet?”-ka thënë Rama.