Transmetuar më 11-11-2017, 12:07
Publicitet

Telashe këtë të shtunë për kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Voltana Ademin.

Ademi ka shkelur rregullat, pasi automjeti privat që ishte në dispozicion të saj është futur në zonën e pedonales, ku gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i makinave.

Siç duket edhe në këto imazhe të siguruara nga Shkodra.News, makina e zonjës Ademi është ndaluar nga patrullat e policisë së shtetit.

Ndërkohë zonja Ademi shfaqet duke nxituar për të hipur në automjetin që po e priste.

Qytetarja e parë e Shkodrës duhet të jetë e para që jep shembujt e zbatimit të ligjit, por në këtë rast s’mund ta themi këtë për zonjën Ademi.