Transmetuar më 11-11-2017, 11:25

Një sasi eksplozivi është vendosur në dyqanin e një 44-vjeçari në Krujë.

Sipas policisë, nga një telefonatë e ardhur në sallën operative të Krujës, në orën 06:05 të mëngjesit të sotëm, u raportua se në Qerek të Krujës, në dyqanin e mishit të shtetasit P.N. 44 vjeç është vendosur një pako e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese