Transmetuar më 11-11-2017, 08:38

Zbulohet arsyeja e konfliktit të dy adoleshentëve, një natë më parë në Kukës, ku njëri prej tyre humbi jetën.

Mësohet se 16-vjeçari, që mbeti i vrarë, dyshohet të ketë ngacmuar kushërirën e autorit të ngjarjes, 17-vjeçarit, R.M.

Duket se ky i fundit nuk e ka kaluar lehtë këtë fakt dhe është konfliktuar me 16-vjeçarin, A.M.

Në grindje e sipër, ai ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur në barg duke e plagosur rëndë.

Adoleshenti u nis për në spitalin e Kukësit, por nuk mundi të mbijetojë. /k.k/noa.al

Foto ilustruese