Transmetuar më 10-11-2017, 20:08

Kur kanë kaluar gati katër vjet nga aksidenti i tmerrshëm në alpet franceze, shpresat për rikthimin në jetën normale të Michael Schumacher po rriten në familjen e tij.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, janë duke shpresuar se Michael Schumacher do të dalë nga koma e thellë ku gjendet që kur në prag të vitit të ri 2015, pësoi aksidentin në Grenoble të Francës ku u dëmtua rëndë në kokë.

Një mik i familjes citohet në mediat kryesore gjermane, të deklarojë se Michael Schumacher “në një farë mënyre ka nisur të komunikojë me personat që e rrethojnë”.

Miku i afërt i familjes tregon se kampioni i garave “po dërgon sinjale nga bota e tij e largët”, ndërsa kurohet në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.

Michael Schumacher's wife Corianna is said to be holding out hope for his recovery

“Corinna dhe fëmijët, Mick 18 vjeç dhe Gina 20 vjeçe, shpresojnë ende sot e kësaj dite që një mrekulli mjekësore do të ndodhë”, – thotë miku i afërt i familjes, raporton Daily Mail.

Mjekët që ndjekin gjendjen e Michael Schumacher thonë se është fiziku i tonifikuar i sportistit që po e ndihmon të kalojë këtë fazë.

Hope: Schumacher's wife Corinna  and their two children Mick, 18, and Gina, 20, reportedly 'hope to this day that a medical miracle happens'

Pas aksidentit, mjekët u përpoqën të largojnë gjakun e mpiksur nga truri, por mbetën sërish disa pjesë që ishin të vendosura thellë në tru.

Për ta mbajtur në jetë, u kryen dy ndërhyrje delikate, por asnjë prej tyre nuk arriti ta nxjerrë deri tani nga koma.

Michael Schumacher është shtatë herë kampion bote i Formula 1.

Aktualisht ai ndiqet nga një ekip prej 15 mjekësh që janë në dispozicion të tij në një klinikë të instaluar brenda shtëpisë së familjes së Michael Schumacher në Gjenevë të Zvicrës.

Deri më sot nuk qarkullon asnjë imazh i Michael Schumacher pas aksidentit. /noa.al/