Transmetuar më 10-11-2017, 19:06

Një vajzë 17-vjeçare ka denoncuar në polici xhaxhain e saj, i cili, sipas saj, e ka përdhunuar sistematikisht.  

E mitura shqiptare, ka rrëfyer se xhaxhai, prej 7 vitesh abuzonte seksualisht me të. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Chalkida të Greqisë.

Pavarësisht se në median lokale, identiteti i vajzës dhe autorit (xhaxhait) nuk është bërë publik, thuhet se e reja ka kallëzuar se një vit më parë ka tentuar të vrasë veten për të shpëtuar nga makthi, të cilin e përjetonte prej 7 vitesh me radhë.

Ajo ka rrëfyer se gjithçka ndodhte në banesë, ku xhaxhai monstër bënte ç’të donte.

I marrë në pyetje nga autoritetet, autori i dyshuar ka mohuar vërtetësinë e ngjarjes, ndërsa për të është caktuar masa e sigurisë, “detyrim paraqitje”.

Po ashtu, ai e ka të ndaluar që të largohet nga territiri grek. /k.k/noa.al/