Transmetuar më 10-11-2017, 17:29

Një avokat shqiptar rezulton i humbur që prej datës 2 nëntor. Ai ishte nisur me traget, por nuk kishte zbritur në Bari.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Besnik Muço. Ai është denoncuar i humbur nga bashkëshortja e tij, Rajmonda, shkruajnë mediat italiane.

Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa kërkohet ndihmë për të rënë në gjurmët e tij. Mësohet se ai kishte lënë takim me bashkëshorten e tij, e cila jetonte në Macerata të Italisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur nga puna për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Po hetohen edhe komunikimet e tij ditët e fundit, para se të humbte çdo kontakt. /k.k/noa.al/