Transmetuar më 10-11-2017, 16:21

PS dhe PD e Librazhdit kanë zgjedhur të jenë bashkë për të kujtuar një datë historike siç është 10 Nëntori, 73 vjetori i Çlirimit të Librazhdit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është inspirim për brezat e rinj dhe të gjithë duhet të vendosim interesin kombëtar përpara interesave të konjukturave politike.

“Ne dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Bashkë me Kryetarin e PD, kryetarin e bashkisë dhe të gjitha forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë.

Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28-29 Nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi që lirinë e ka fituar me forcat e veta”, tha Balla.

Në ditën e Çlirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se rruga e Çermenikës ishte një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por terreni i vështirë i Librazhdit kërkon ende shumë investime, sidomos sa i përket infrastrukturës. /k.k/noa.al/