Transmetuar më 10-11-2017, 14:45

Kthjellime të shkurtra por vranësira të shpeshta dhe shira të pakët kryesisht në Veri dhe Qendër.

Pasditja fuqizon vranësirat duke shtuar shirat në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit deri në mbrëmje kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në zonat Qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje gjatë mëngjesit por një rënie 2 – 3°C pritet gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Europa Qendrore – Perëndimore paraqiten me vranësira e shira të konsiderueshëm. Po ashtu, rajoni Qendror i Mesdheut duke përfshirë ekstremin Jugor të Ballkanit dominohen nga vranëisra dhe rrebeshe të shkurtra shiu.

Ndërsa Europa Lindore, gadishulli Iberik dhe pjesërisht Skandinavia karakterizohen nga kthjellime e vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/