Transmetuar më 10-11-2017, 12:12
Publicitet

Studiuesit kanë zbuluar se çokollata dhe vera e kuqe, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra, duke i bërë ato të fillojnë të sillen më shumë si qelizat e reja.

Me kalimin e viteve ADN-ja në qelizat tona humbasin gradualisht telomerët mbrojtës. Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator.

Këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat njihen për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata.

Drejtuesi i studimit, Profesor Harries tha: “Ky është një hap i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të jetojnë një jetë normale, por edhe të shëndetshme”.

Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapi të suksesshme antiplakje. Gjithashtu ka dëshmuar të ketë edhe efekte anti-kancer.

Nëse ju pëlqen vera e kuqe rekomandohet që gratë të pinë një gotë prej 150ml në ditë, kurse meshkujt dy gota të tilla.

Mos harroni se stili i jetës së secilit duhet të përfshijë të ushqyer të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Që të dyja këto janë komponentë kyç që të kemi zemër të shëndetshme. /b.l/noa.al/

Loading...