Transmetuar më 09-11-2017, 23:03
Publicitet

Gjatë viteve të fundit kanë qenë disa fotot selfie që janë postuar nga kampionë të mëdhenj të futbollit, nga ajo e Francesco Totti e bërë gjatë derbit të Romës me Lazio, te ajo e Sergio Aguero që ka pozuar prakrah ish-kryeministrit britanik, David Cameron.

Gjithsesi asnjë selfie i mëparshëm nuk i afrohet për nga përmbajtja e kurorës së futbollit botëror, asaj të postuar nga ikona e Brazilit, Kaka ditën e enjte.

Përkrah ish-yllit të Brazil, Milan dhe Real Madrid qëndrojnë ish-mesfushori i Francës, Juventus dhe Real Madrid, Zinedine Zidane, ish-ylli i Spanjës, Liverpoll dhe Bayern Munich Xabi Alonso, si dhe legjenda e futbollit italian, ish-emblema e Juventus, Alessandro Del Piero, i cili festoi 43 vjetorin e lindjes këtë të enjte, shkruan Telesport.

Foto u publikua në llogarinë e Kaka në “Instagram” me diçiturën “Dikush që i pëlqen pak flokët”.

Që të katër yjet janë fitues të Kupës së Botës dhe kanë koleksionuar të gjithë një total prej plot 405 ndeshjesh me ekipet e tyre përfaqësuese. A

ta gjithashtu ndajnë mes tyre dy “Topa të Artë”, katër “FIFA World Player of the Year”, tre trofe të Kampionateve Europiane dhe pesë trofe të Champions League, sikurse dhe një tufë me tituj dhe trofe në kampionatet ku kanë luajtur.

Loading...