Transmetuar më 09-11-2017, 20:10

Një qytetar i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar nga policia në Kosovë.

Mësohet se ai ka kanosur kalimtarët në rrugë me thikë në gjendje të dehur.

A.S., 57 vjeç, është arrestuar të mërkurën rreth orës 18:30.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia ka konfiskuar thikën dhe ndaj tij rëndojnë akuzat, “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës (thikë)”./a.k/noa.al/