Transmetuar më 09-11-2017, 09:09

Një azilkërkues nga Shqipëria, është shpallur në kërkim nga policia pasi është larguar nga një qendër emigrimi në Britani.

Por jo domosdoshmërisht e kërkon vetëm policia.

Autoritetet në Skoci, kanë publikuar një foto të të riut 25-vjeçar, por duket se ai ka fituar zemrat e vajzave, të cilat përmes komenteve po “tërbohen” për shqiptarin.

Ai quhet Guxim Imerio, dhe fotografia e tij është përhapur në rrjetet sociale, për ta pasur më të lehtë kapjen e tij, por fotografia u shoqërua me dhjetëra komente të vajzave dhe grave, të cilat e kanë quajtur shqiptarin mahnitës dhe të pashëm.

Ai nuk dihet nëse ka familje në Britaninë e Madhe, por mund të ketë disa lidhje në zonën e Mançesterit dhe si i tillë mund të jetë duke u përpjekur të kthehet atje.

Laura Campbell shkroi në facebook se “ai është një njeri me pamje mahnitëse”.

Një tjetër grua, Claire Malone, duke i bërë “tag” mikeshës së saj, Lynn Mcintosh, i kërkon që nëse e sheh ndonjë ditë, ta mbajë atë sepse do të qëndrojnë bashkë. /k.k/noa.al/