Transmetuar më 08-11-2017, 22:46

Një aksident i rënë me pasojë vdekjen ndodhi ditën e sotme në Kosovë.

Mësohet se gjatë aksidentit kanë vdekur 2 persona.

Aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Gjilan – Kamenicë.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë aksidentit kanë mbetur të vdekur burrë e grua.

Gjatë aksidentit janë përfshirë tre automjete, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Gjithashtu flitet edhe për të lënduar nga aksidenti në fjalë.

Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Nëdërkaq janë publikuar edhe fotot nga vendi i aksidentit fatal/a.k/noa.al/