Transmetuar më 08-11-2017, 21:16

Këshilli Bashkiak në Durrës, vendosi gjatë mbledhjes që të ndihmojë ekonomikisht me shumën 1.500.000 lekë të reja familjen Konçi, të prekur nga tragjedia e 20 shtatorit.

Në këtë datë,  gjatë momentit që banesa e kësaj familjeje u përfshi nga zjarri, ndodheshin brenda 3 fëmijët e familjes.

Tre vëllezër trinjakë, Valerio, Alesio dhe Arturi vetëm 3 vjeçarë, humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Nëna e tyre kishte shkuar për të çuar vajzat tek vjehrra për të mësuar të qeta.