Transmetuar më 08-11-2017, 20:59
Një aksident i rënë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë.
Mësohet se gjatë aksidentit kanë vdekur 2 persona.
Aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Gjilan – Kamenicë.
Mediat vendase shkruajnë se gjatë aksidentit kanë mbetur të vdekur burrë e grua.
Gjatë aksidentit janë përfshirë tre automjete, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Gjithashtu flitet edhe për të lënduar nga aksidenti në fjalë.
Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./a.k/noa.al/