Transmetuar më 08-11-2017, 20:35
Publicitet

Dy studente në Holandë nxjerrin në “ankand” virgjërinë e tyre nëpërmjet internetit.

Dy vajzat, të identifikuara si Lola 18-vjeçe dhe Monica 23-vjeçe, ofrojnë për shitje virgjërinë e tyre në uebsajtin “Cinderrela Escorts”.

Kjo faqe në internet merret ekskluzivisht me nxjerrjen në “shitje” të virgjërisë së vajzave nga e gjithë bota.

Çmimi fillestar për këto dy vajza të reja është 20 mijë euro, ndërsa vajzat thonë se i duan paratë për të mbuluar shpenzimet e shkollimit.

“Dëshiroj të shes virgjërinë time për të paguar shkollimin. Me këto para gjithashtu do të ndihmoj familjen”, ka deklaruar Lola.

Ndërkaq Monica shprehet:

“Nuk kam arritur të gjej një mashkull që ia vlen t’ia fal virgjërinë. Me këtë veprim ndihmoj veten gjatë studimeve, pasi të gjithë e dimë se Universiteti nuk është edhe aq i lirë”./a.k/noa.al/

Loading...