Transmetuar më 08-11-2017, 17:52
Publicitet

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i njohur, Josip Weber për shkak të një sëmundje të rëndë.

Edhe pse ai luftoi për disa vite me kancerin, nuk arriti që t’i bënte ballë, pasi sot u njoftua vdekja e tij.

52-vjeçari ka lindur në Kroaci, dhe luajti për disa klube të njohura atje, si: Hajduk Split, Dinamo Vinkovci dhe Borac.

Ai më pas u transferua në ligën belge te klubet si Brugge dhe Anderlecht, por gjithashtu ndërroi edhe kombësinë duke luajtur për Kombëtaren e Belgjikës nga viti 1994.

Në vitin 1994-1997 ai ishte pjesë e Anderlechtit, ndërsa për tri sezone u shpall golashënuesi më i mirë. /b.l/noa.al/

Loading...