Transmetuar më 08-11-2017, 17:37

Është shumë e natyrshme që kur jeni të lodhur e të stresuar gjeni ngushëllim tek ushqimi, tek mëkati më i ëmbël dhe i hidhur që ka krijuar natyra. Asgjë e keqe në këtë mes dhe sigurisht që nuk ia hidhni sytë selinos apo kërcellit të xhinxherit, ushqimeve të ëmbla, të kripura dhe të yndyrshme.

Por do të ishte mirë t’i evitonit. Kështu që nëse jeni të stresuar, bëni kujdes me këto ushqime: e dimë që janë të shijshme, por potencialisht të dëmshme.

Patatet e skuqura

Shumë të shijshme, por për fat të keq janë zgjidhja më e keqe për stresin. Si ato të skuqurat, apo patatinat janë të mbushura me acide yndyrore të ngopura. Mund të irritojnë organet e ndjeshme ndaj stresit si stomaku dhe zorrët.

Kapuçino

Edhe kafeja me qumësht mund të shkaktojë probleme të tretjes. Përveç kësaj, kapuçino nëse është e ëmbëlsuar me sheqer, mund të rrisë dëshirën për ushqime të ëmbla në trupin tonë. Provoni më mirë një çaj natyral bimor.

Akullorja

Sheqernat të cilat rrisin nivelin e glukozës dhe kortizolit në gjak si dhe laktoza e cila mund të shkaktojnë çrregullime gastrointestinale tek ata persona veçanërisht të ndjeshëm, e bëjnë të padëshiruar këtë ushqim në momentet e stresit.

Pijet e gazuara

Sasia e sheqerit në një gotë me pije të gazuar është e barazvlefshme me 10 lugë sheqer. Sipas living, akoma më tej, ëmbëlsuesit artificialë rrisin gjasat për diabet.

Alkooli

Ai stimulon përgjigjen natyrale të stresit në trup. Konsumuesit e alkoolit kanë nivele më të larta të kortizolit krahasuar me ata që pinë në mënyrë të moderuar ose nuk konsumojnë alkool. /b.l/noaa.l/