Transmetuar më 08-11-2017, 12:05
Publicitet

Tashmë është zyrtare në Twitter mund të postoni deri në 280 karakatere dhe pothuaj në të gjitha gjuhët.

Rrjeti social konfirmoi siç dhe kishte paralajmëruar në fillim të shtatorit se të gjithë përdoruesit kanë më shumë mundësi për të shkruar me më shumë karaktere, pasi deri më sot mund të përdornin 140 të tilla.

Konfirmimi erdhi nga San Francisco pas provave të kryera në muajt e fundit e rezultoi se mënyra e re e shkrimit u pëlqeu të gjithëve.

Por Twitter, raporton Telegraph thotë se eksperimenti me 280 karaktere tregoi se njerëzit nuk po e keqpërdorin këtë risi, pasi ishte shumë i pakët numri i përdoruesve që kalonin limitin 140 karaktere, dhe vetëm 2% kaluan limitin e 190 karaktereve.

Zbatimi i 280 karaktereve tashmë ka nisur dhe në blogun e tij Twitter shkruan: Ju japim më shumë karaktere për të shprehur veten. /b.l/noa.al/