Transmetuar më 08-11-2017, 10:06
Publicitet

Ka disa shenja dalluese kur një mashkull kërkon, ose më saktë e do vetëm për një gjë një vajzë.

Janë disa shenja karakteristike të cilat çdo vajzë mund t’i dallojë, për të dalë në përfundimin nëse mashkulli e do vetëm për seks apo vërtet ka ndjenjë për të.

Ja disa prej shenjave dalluese.

Të merr në telefon në orët e vona të mbrëmjes

Zakonisht, ai është kaq shumë “i zënë”, saqë kujtohet të të marrë në telefon vetëm pasi ka perënduar dielli dhe në horizont janë shfaqur yjet. Kjo është shenja e parë që ai nuk ka kurrfarë interesi për ty. Në kokë, ai ka vetëm seks, shkruan Telegrafi.

Të merr vetëm ditëve të javës

Nëse ai të merr në telefon vetëm gjatë ditëve të javës, nuk do të thotë se fundjava ka qenë “e ngarkuar” me punë e takime (përjashto rastet kur ai është një mjek i çmendur). Kjo është një shenjë që ai në fundjavë rezervohet, sepse mund të ketë prioritete të tjera në jetë, qofshin këto edhe femra të tjera. Ky është një tregues tjetër që të bën të kuptosh se gjithçka do prej teje është vetëm seksi.

Nuk flet për jetën private

Nëse ai asnjëherë nuk të flet për jetën e tij personale dhe për gjërat që e shqetësojnë, për të kaluarën, për pasionet, për marrëdhënien me familjarët, ai nuk ka interes ta ndajë jetën e tij me tënden. Është duke kaluar kohën. Ndoshta e vetmja gjë që kërkon është të dijë vendin dhe orën kur do takoheni.

Takoheni vetëm kur do ai

Në fakt, është gjithmonë ai që i vendos oraret, është ai që vendos se kur do takoheni, ndërsa kur “kujtohesh” ti, ai është gjithmonë “i zënë”. Nuk i intereson dhe nuk ka nevojë për ty kur ke ti. Është e kotë të kërkosh të kundërtën.

Loading...