Transmetuar më 08-11-2017, 09:53
Publicitet

Kur gratë e tjera të dënuara, e kuptuan arsyen se përse njëra prej vajzave kishte rënë në burg, e sulmuan menjëherë.

Caroline Galon 23-vjeçe është dënuar me 6 vite burg, pasi vajzat e moshës 6 deri në 13-vjeçare ua dorëzonte maniakëve seksualë të Neëcastleit.

Fillimisht, Galon u vendos në burgun e grave në Durham, por më vonë, pas dhunës, u transferua në një institucion tjetër.

Babai i saj thotë se bija është zhvendosur nga një burg në tjetrin, kurse gratë tjera e kishin zbuluar se me çfarë ishte marrë ajo. Ajo i kishte telefonuar babait për t’i treguar se është sulmuar brutalisht.

“Fillon të qajë sa herë që flasim. Po ndihem shumë keq, sepse ajo është bija ime dhe nuk po mund të bëjë asgjë për të”, ka deklaruar ai.

Caroline ishte femra e vetme që është arrestuar për këtë krim, në kuadër të operacionit “Streha”.

Ajo ishte një nga 18 kriminelët që janë gjykuar për “eksploatim seksual” të vajzave të reja dhe grave të asaj zone. /k.k/noa.al/

Loading...