Transmetuar më 08-11-2017, 09:07
Publicitet

Ajo shfaqet me zë dhe figurë për të bërë publik vendimin për të shitur virgjërinë. Bëhet fjalë për një vajzë shqiptare, me emrin Ana, e cila është regjistruar në faqen “Cinderella Escorts” dhe fton të interesuarit.

22-vjeçarja thotë se ka një çmim për këtë, dhe që shkon deri në 20 mijë euro.

Ana thotë së është lodhur duke pritur për personin e duhur në jetën e saj. Por gjithashtu shton se motivi i saj është për ta ndihmuar familjen.

“Ana dëshiron ta humbasë virgjërinë e saj përmes nesh. Kjo vajzë e bukur shqiptare është 22 vjeçe, është e virgjër dhe kjo është e verifikuar.

Virgjëria e saj është kontrolluar nga një mjek dhe Escorts Cinderella ka një certifikatë mjekësore si dëshmi për këtë!

Procedura e “ankandit”:

1. Ne pranojmë një depozitë prej 10% për të siguruar që është një ofertë serioze.

2. Nëse jeni paguar, ju do të merrni një njoftim menjëherë nga ne. Pastaj mund të shqyrtoni nëse dëshironi të bëni një ofertë më të lartë ose të keni paratë tuaja prapa. Nëse dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, pagesa do të bëhet brenda një jave.

3. Nëse përfundon të jesh ofertuesi më i lartë ju do të na tregoni se cilat ditë jeni në dispozicion për të ardhur në Gjermani. Takimi zhvillohet në Gjermani për arsye ligjore. Blerësi mund të zgjedhë një hotel sipas zgjedhjes së tij, ku Anna do të kalojë një natë me të.

4. Për të siguruar që Anna është një virgjëreshë e vërtetë, blerësi ose mund të sjellë një mjek në një takim ose ta vizitojë tek një mjek në Gjermani një ditë më parë.”, thuhet në faqen ku është publikuar edhe vendimi i Anës. /k.k/noa.al/

Loading...