Transmetuar më 08-11-2017, 08:07

Federata serbe e futbollit është gjobitur nga FIFA me 160 mijë franga zvicerane, për sjelljen e gabuar të tifozëve serbë në ndeshjet në Austri dhe në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.

Gjoba bazohei te përdorimi i materialeve piroteknike, si dhe koret dhe te shpalosja e parullave politike dhe diskriminuese, në lidhje me Kosovën, pikërisht me parrullën e famshme “Kosova është Serbi”.

Nëse Federata Serbe dënohet për koret e parullat në lidhje me Kosovën, merret me mend lehtësisht që Partizani i Beogradit gënjen, kur pretendon që UEFA nuk ka pasur asnjë problem me koret për Kosovën, përndryshe i bie që FIFA dhe UEFA marrin vendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Gjithsesi, duhet të presim komisionin disiplinor të UEFA-s për vendimet që do të marrë në lidhje me ndeshjen e fundit Partizani i Beogradit-Skënderbeu, që përfundoi 2-0, ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League.

Korccarët u dënuan me gjobë dhe ndëshkim pa praninë e tifozëve në ndeshjen e fundit. /k.k/noa.al/