Transmetuar më 08-11-2017, 00:47
Publicitet

Një studente ka nxjerrë virgjërinë e saj në ankand në një faqe interneti që konsiderohet se aty ka mjekë që verifikojnë se përdoruesit e kësaj faqeje interneti nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale kurrë më parë.

Jasmin, e cila jeton në Londër, ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj me shpresën që të fitojë miliona paund që asaj i duhen për të nisur një biznes.

Ofertat tashmë kanë arritur në 90,000 paund, por Jasmin shpreson se çmimi përfundimtar do të jetë shumë më i lartë.

Krijuesi i kësaj faqeje interneti, Jan Zakobielski, 27 vjeç e krahasoi virgjërinë e një gruaje me një verë shumë të vjetër, ose një makinë luksoze, dhe tha se Jasmin ishte unike për blerësit për shkak të moshës së saj.

Sipas Daily Mail, Jasmin ka thënë se prindërit e saj janë dakord me këtë ide, dhe sipas tyre është më mirë që vajza e tyre ta shesë virgjërinë se sa të presë për njeriun e duhur.

Loading...