Transmetuar më 07-11-2017, 15:49
Publicitet

Një histori drithëruese është ajo e 5-vjeçares Sophia Chiappalone e cila ka lindur me një defekt në zemër dhe në mesin e muajit nëntor do të duhet të bëjë një tjetër operacion.

Por përpara se vogëlushja t’i nënshtrohet ndërhyrjes ajo ka një dëshirë, të martohet me shokun e saj të shkollës 6 vjeçarin Hunter Laferriere. E në kushtet kur kjo nuk është e mundur asgjë nuk e ndalon që ata të dy të martohen thjesht për një foto. 

“Unë qava shumë kur i pashë të visheshin me rrobat e nusërisë. Ndoshta kjo do të jetë e vetmja ditë kur do ta shoh vogëlushen time me një fustan të tillë, uroj që mrekullia të ndodh për të”, u shpreh Kristi, nëna e Sophia.

Pesëvjeçarja ka lindur me probleme të zemrës dhe deri tani ka pasur operacione të shumta. "Ajo u lind me gjysmë zemre, ana e djathtë e zemrës së saj mungonte", ka thënë nëna e vogëlushes. Kristy vazhdoi të tregonte se Sophia është një "mrekulli" dhe se "nuk ka jetëgjatësi".

Sophia aktualisht po përballet edhe me probleme të mushkërive dhe së shpejti do të shkojë në Boston për të kryer një operacion të hapur në zemër. Përpara operacionit vogëlushja donte të martohej me shokun e saj të ngushtë, ëndërr të cilën e realizoi. /b.l/noa.al/

Loading...