Transmetuar më 07-11-2017, 11:15
Publicitet

Është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares Shqiptare. 22 vjeç, i lindur në Kosovë nga ku emigroi me familjen drejt Norvegjisë kur ishte ende në moshë të mitur.

Mesfushori Kamer Qaka, aktualisht luan në Ligën 1 rumune, elita e futbollit në shtetin ballkanas me Politehnica Iași, ku është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, me 15 ndeshje të luajtura deri në këtë pjesë të sezonit, ku në 14 raste ka qenë titullar.

Kamer Qaka u grumbullua në Përfaqësuesen Kuqezi nga trajneri Panucci, për të zëvendësuar Amir Abrashin, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për miqësoren e 13 nëntorit me Turqinë.

Mesfushori i ri i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, ka treguar emocionet e tij të para pas marrjes së ftesës së grumbullimit për median norvegjeze “Nettavisen”.

“Është e pabesueshme, kam qarë për 20 minuta. U shokova. Idhujt e mi të fëmijërisë luajnë për Shqipërinë dhe nuk di çfarë të them. Ende nuk më besohet. Kam qenë në formë të mirë këtë vit dhe gjërat duken mjaft pozitive”, tha Qaka. /b.l/noa.al/