Transmetuar më 07-11-2017, 09:24

Ata njihen me emrin “Anonymous Albania”, dhe janë një grup hakerash shqiptarë.

Një natë më parë, ata kanë sulmuar faqen zyrtare të Gjykatës Penale dhe Supreme në Maqedoni, duke kundërshtuar vendimin për dënimin me 746 vite burg për djemtë e Kumanovës.

“Faqet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOWN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albania” në Facebook.

“Anonymous Albania” ditët e fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. /k.k/noa.al/