Transmetuar më 07-11-2017, 08:29
Publicitet

I zënë në kurth nga policia, një person i droguar ka kërcënuar se do të vriste vajzën e tij 2-vjeçare, nëse do të arrestohej.

Ai mbante një thikë në dorë duke e afruar në qafen e të miturës, teksa në video dëgjohen britmat e mamasë së saj.

Ngjarja ka ndodhur Aguascalientes, në Meksikë, në një nga vendet ku ka më shumë përdorues droge.

28-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin, Gerardo, ka qenë në depresion, teksa i bën thirrje policisë të largohet ose do të vrasë vajzën 2-vjeçare.

Në pamjet e filmuara, por që janë fshirë nga rrjeti për shkak të ndjeshmërisë që shfaqin, një oficer policie i cili ndodhet afër tij ka reaguar shumë shpejt, duke i hequr nga krahët vajzën dhe bllokuar 28-vjeçarin.

Vajza e vogël, emri i të cilës nuk është zbuluar, nuk ka pësuar dëmtime.

Pas disa orësh Gerardo, shprehet se nuk mbante mend asgjë nga ato që kishte ndodhur dhe se në ato momente ishte nën ndikimin e drogës.

Ai po qëndron në paraburgim, teksa pret që organet e drejtësisë të japin vendimin për dënimin e tij. /k.k/noa.al/

Loading...