Transmetuar më 06-11-2017, 17:28
Publicitet

CIES (Qendra e Studimeve dhe Statistikave të Futbollit) ka bërë renditjen e klubeve që kanë organikat me vlerën më të lartë.

Në krye është Manchester City me 1.19 miliardë sterlina (të barabarta me 1.35 miliardë euro), me De Bruyne që është lojtari më i shtrenjtë (163,5 milionë euro).

Skuadra e Guardiola është e pozicionuar para Tottenham, ndërsa podiumi kompletohet nga Barcelona.

Juventus është ekipi i parë mes italianëve (me Dybala që vlen 187 milionë euro), shkruan telesport. Bardhezinjtë janë të pozicionuar në vendin e dhjetë.

1. Manchester City 1,35 miliardë euro

2. Tottenham 1,32 miliardë euro 3. Barcellona 1,27 miliardë euro 4. Chelsea 1,18 miliardë euro 5. Manchester United 1,03 miliardë euro 6. Real Madrid 1,02 miliardë euro 7. Liverpool 1,01 miliardë euro 8. PSG 974 milionë euro 9. Atletico Madrid 902 milionë euro 10. Juventus 838 milionë euro.