Transmetuar më 06-11-2017, 16:47

Vijon paqëndrueshmëria e motit në vend duke sjellë vranësira dhe shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të territorit.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat dhe reshjet në gjithë shtrirjen perëndimore të vendit ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar, deri në orët e para të ditës tjetër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të ndjeshme në mëngjes por një rënie të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës, më e ndjeshme në Jug të vendit.

Era do vijojë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4- 5 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror dhe gadishulli Ballkanik mbeten me vranësira dhe shira intensive. Po ashtu, zona e Alpeve dhe ekstremi Verilindor i Europës vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ndërsa brigjet Perëndimore të Europës paraqiten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Por Europa Veriore dhe Lindore si edhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit vijojnë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët. /b.l/noa.al/