Transmetuar më 06-11-2017, 16:17

Një 24-vjeçar peruan Watson Franklin Mandujano Doroteo qëndroi për orë të tëra në një arkivol të hapur, ku familjarët, të afërmit dhe të njohur po i jepnin lamtumirën e fundit.

Në momentin që të pranishmit po bëheshin gati për ta përcjellë për në banesën e fundit i riu lëvizi duke lënë të kuptohej se nuk kishte ndërruar jetë, por kishte humbur ndjenjat.

Duke qenë se familjarët ishin në dije të faktit se Watson kishte konsumuar më herët një përzierje të madhe ilaçesh qetësuese, ata e dërguan me shpejtësi në spital.

Mjekët konfirmuan se ai ishte ende gjallë dhe menjëherë e vendosën nën kujdes, por pak më vonë, gjendja e tij u përkeqësua dhe 24-vjeçari ndërroi jetë.

Sipas televizioneve kolumbiane gjithçka nisi nga një dhëmb. Watson ishte paraqitur në një klinikë dentare për të mbushur një dhemb, por menjëherë më pas, ai pësoi komplikacione të shumfishta, përfshirë edhe ethe.

Për të shmangur përkeqësimin, 24-vjeçari u vizitua në spital, ku mjekët i dhanë një kurë me qetësues, që fillimisht i shkaktuan humbje të ndjenjave dhe më pas vdekjen. /b.l/noa.al/